Zvicra ka barazuar me shifrat 1-1 kundër Uellsit atje ku sërish Xherdan Shaqiri kishte rolin e protagonizmit pasi dha asistin e golit. Pas krosimit të lojtarit shqiptar do të shënonte Embolo me kokë. Por statistika vërtet mbreslënëse janë raportuar nga mediat e njohura në Europë.
Xherdan Shaqiri është i përfshirë direkt në gjysmat e golave të Zvicrës në 4 turnet e fundit, duke përfshirë Europianin dhe Botërorin. Pra 50% e realizimeve të helvetëve që prej kësaj periudhe janë me Shaqirin protagonist duke përfshirë këtu vetëm asist dhe golat. Kjo tregon më së miri varësinë e kësaj Kombëtare nga ky lojtar që si për ironi të fatit pasi u largua nga fusha e lojës do të barazohej rezultati nga Uellsi. /Sport Ekspres/