Është dita e sulmuesve shqiptarë, ja cilët janë legjionarët që do të zbresin sot në fushë

Kampionateve tashmë u ka ardhur fundi. Kjo fundjavë do të shënojë përmbylljen e sezonit për skuadrat europiane. Legjionarët shqiptarë kanë momentin për të treguar edhe një herë të fundit aftësitë e tyre.

Kjo e shtunë duket se është dita e sulmuesve shqiptar që të festojnë për herë të fundit golin për këtë sezon. Sokol Cikalleshi dhe Endri Cekiçi do të përballen sot kundër Beshiktashit, ndaj të cilit do të  përpiqen të përmirësojnë statistikat. Ndërkohë në Poloni Legia e Varshavës luan sfidën e fundit përballë Krakovias dhe Muçi ka rastin të mbyllë me gol këtë sezon të kaluar mes uljeve dhe ngritjeve.

Ndërkohë në Spanjë, Armando Sadiku ka misionin e rëndësishëm për të ndihmuar Las Palmasin për të prekur fazën “play off”, çka do i jepte një mundësi më tepër për të synuar ngjitjen në La Liga. Në fushë do të zbresin edhe Nedim Bajrami dhe Krisjtan Asllani kundër Atalantës së Gjimshitit, ndërsa Strakosha do të luajë ndeshjen e lamtumirës me Lacion përballë Veronës./Sport Ekspres/

Ndeshjet e legjionarëve shqiptarë:

Serie A

20:45 Atalanta – Empoli

20:45 Lacio – Verona

La Liga 2

22:00 Las Palmas – Real Oviedo

Turqi

18:00 Beshiktash – Koniaspor

Poloni

17:30 Legia e Varshavës – Krakovia

Ligue 1

21:00 Klermont Fut 63 – Lion

21:00 Lilë – Rene

21:00 Reims – Nisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online