Kampionateve tashmë u ka ardhur fundi. Kjo fundjavë do të shënojë përmbylljen e sezonit për skuadrat europiane. Legjionarët shqiptarë kanë momentin për të treguar edhe një herë të fundit aftësitë e tyre.
Kjo e shtunë duket se është dita e sulmuesve shqiptar që të festojnë për herë të fundit golin për këtë sezon. Sokol Cikalleshi dhe Endri Cekiçi do të përballen sot kundër Beshiktashit, ndaj të cilit do të përpiqen të përmirësojnë statistikat. Ndërkohë në Poloni Legia e Varshavës luan sfidën e fundit përballë Krakovias dhe Muçi ka rastin të mbyllë me gol këtë sezon të kaluar mes uljeve dhe ngritjeve.
Ndërkohë në Spanjë, Armando Sadiku ka misionin e rëndësishëm për të ndihmuar Las Palmasin për të prekur fazën “play off”, çka do i jepte një mundësi më tepër për të synuar ngjitjen në La Liga. Në fushë do të zbresin edhe Nedim Bajrami dhe Krisjtan Asllani kundër Atalantës së Gjimshitit, ndërsa Strakosha do të luajë ndeshjen e lamtumirës me Lacion përballë Veronës./Sport Ekspres/
Ndeshjet e legjionarëve shqiptarë:
Serie A
20:45 Atalanta – Empoli
20:45 Lacio – Verona
La Liga 2
22:00 Las Palmas – Real Oviedo
Turqi
18:00 Beshiktash – Koniaspor
Poloni
17:30 Legia e Varshavës – Krakovia
Ligue 1
21:00 Klermont Fut 63 – Lion
21:00 Lilë – Rene
21:00 Reims – Nisë