“Është Botërori i fundit që mbështesim Zvicrën”, Jashanica: Shqiponjat nuk mungojnë në Botëror edhe kur nuk kualifikohemi

Lorik Jashanica ka qenë i pranishëm në një lidhje paralele me emisionin “Botërori Katar 2022” në “Ora TV”. Gazetari nga Kosova ka folur rreth kësaj Kupe Bote që po zhvillohet në Katar, ndërsa ka sjellë edhe historinë që fshihet pas shqiponjës së kryer nga tifozi nga Katarit në ndeshjen mes Brazilit dhe Serbisë. Jashanica më tej ka shprehur bindjen se ky do të jetë Botërori i fundit që shqiptarët do të mbështesin Zvicrën, pasi me Xhaka dhe Shaqiri kanë lidhja e vetme e tyre me helvetët.

“Shqiptarët mund të mos kualifikohen, por nuk mungojnë në Kampionatin Botëror. Nuk ka pasur mungesë të paktën të shqiponjave që janë bërë virale. Gjatë tre ditëve të fundit kam pasur kontakte pothuajse ditore me personin që ka bërë shqiponjën në stadium. Nuk e ka bërë vetëm një herë, por e ka bërë 3 herë. Është një person i ri që jeton dhe ka lindur në Katar, por ka shumë miq shqiptar. Ata e kanë mësuar për traditën tonë dhe ia kanë zbuluar shqiponja na karakterizon ne si popull. Ai është shumë i lidhur me shqiptarët. Më ka njoftuar se di shumë rreth futbollit, rreth Kombëtares dhe i do shumë shqiptarët.

Flitet shumë që do të ketë diçka në atë ndeshje, por nuk kemi arritur të marrim një informacion të saktë. Besoj që nëse do të shënojë gol, do të ketë diçka, por jo shumë politike sepse dihet për shkak të vendit ku po zhvillohet dhe masave që merren.

Mendoj se është Botërori i fundit që shqiptarët e Kosovës dhe shqiptarët në përgjithësi do ta përkrahin Zvicrën si Kombëtaren e tyre pasi në vitet e ardhshme mund të mos luajnë më Xhaka dhe Shaqiri. Atëherë do të dalim në një temë tjetër, pasi këta të dy kanë qenë lojtarët e fundit që i janë bashkuar Zvicrës dhe nuk kanë mundur t’i bashkohen Kosovës. Kështu që për lojtarët e tjerë nuk do kemi aq simpati dhe e them me shumë bindje, pasi e kanë derën e hapur te Kosova apo Shqipëria”, ka deklaruar Lorik Jashanica./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online