VIDEO/ “Tre luanët“ kafshojnë Uellsin dhe e mbyllin në krye, Irani nuk bën dot surprizën ndaj SHBA-ve

Këtë mbrëmje janë mbyllur dy ndeshjet e fundit të Grupit B. “Tre luanët“ kanë kafshuar tre herë Uellsin, duke marrë kështu kreun e renditjes. Anglia fiton pastër 3-0 derbin britanik, i cili u zhbllokua në minutën e 50, kur Rashford realizoi një gol fantastik nga goditja e dënimit. Pa marrë ende veten nga goli i parë, uellsianët nxjerrin përsëri topin nga rrjetë një minutë më vonë. Këtë herë autori i golit ishte Foden. Rashford bëhet sërish protagonist në minutën e 68, kur mposht sërish portierin e Uellsit dhe fikson shifrat në 3-0.

Në krahun tjetër ndeshja SHBA-Iran ka përfunduar me rezultatin minimal 1-0. Irani nuk ia doli të bënte dot surprizën kundër amerikanëve, megjithëse i nevojitej edhe thjesht një barazim. SHBA-të e nisin në sulm ndeshjen dhe mbyllja e kundërshtarit në gjysmëfushën e vetë jep frytet e veta. Pulisiç dërgon topin në rrjetë në minutën e 38 të sfidës, duke shënuar kështu golin e vetëm të kësaj përballjeje. Me këtë fitore SHBA-të shkojnë në kuotën e 5 pikëve dhe kualifikohen më tej në fazën e 1/16-ve së bashku me Anglinë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online