“Do ishte mirë t’i kishin dhënë pasaportë ndonjë braziliani“, Vrapi ironizon paraqitjen e Katarit: Shumë miliona shpenzime dhe 0 pikë

Katari e ka përfunduar Botërorin e tij sot. Kombëtarja nga Lindja e Mesme bëhet e para që organizon një Kupë Bote dhe që nuk grumbullon asnjë pikë në fazën e grupeve. Një fakt që i ka bërë përshtypje edhe Endri Vrapit. Ish-futbollisti shqiptar ka qenë i ftuar në studion e emisionit “Botërori Katar 2022“ në “Ora TV“, ku nuk i ka lënë mënjanë batutat. Vrapi ka ironizuar duke thënë se Katari do të bënte mirë të kursente milionat e hedhura për këtë Kupë Bote dhe të natyralizonte lojtarë me nivel për të pasur një ekip sa më dinjitoz.

“Doja të prekja pak temën e Katarit. Ishte vendi organizues, 0 pikë, shumë miliona euro të shpenzuara. Do ishte mirë të kishtë marrë ndonjë brazilian, t’i bëntë ndonjë pasaportë. Mos të bënte një stadium po të kishte një ekip sa më dinjitoz. Mund të fitonte diçka“, ka thënë Endri Vrapi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online