Ibrahimoviç u dënua me 1 ndeshje pezullim nga Federata Italiane e Futbollit për shkak se u konfrontua me arbitrin në ndeshjen ndaj Parmës. Por gjërat mund të shkojnë akoma më keq për suedezin, për shkak të kompanisë të basteve, në të cilën është aksioner. Bëhet fjalë për kompaninë “Bethard”, ku Ibrahimoviç zotëron 10% të aksioneve. Mediat suedeze deklarojnë se mund të hapet një proçedim gjyqësor ndaj 39 vjeçarit.
Ky veprim është kundër rregullores së FIFA-s, e cila ndalon kategorikisht që lojtarët të përfshihen në lojrat e basteve, çka rrit shancet për trukime të ndeshjeve. Dyshimet ndaj lojtarit nisën pas rikthimit të tij në Kombëtaren e Suedisë, ku dhuroi dy asiste ndaj Gjeorgjisë dhe Kosovës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/