Erzeni, Vata: Dinamo të lë të luash, ta mbyllim me sukses

0

Erzeni pati një periudhë që mendonte edhe ngjitjen në Superiore, por faza e tretë ka qenë e dobët dhe tashmë shijakasve u mbetet vetëm ta mbyllin me fitore në shtëpi. Kështu shprehet portieri Elton Vata, i cili ka pasur mundësinë edhe të luajë në Superiore me skuadrën e Laçit.

Portieri më origjinë nga Kukësi, i formuar te Teuta, për SportEkspres.com shprehet: “Më Dinamon luajmë ndeshjen e fundit në fushën tonë dhe e gjithë skuadra do të luajë që ta mbyllë me fitore sezonin 2018-2019. Dinamo është kundërshtar i fortë, që në këtë fazë të tretë ka bërë ngjitje të dukshme në renditje. Nga ana jonë vlerësimi është maksimal. Në këtë sfidë është mundësia që ne të eliminojmë edhe disa mangësi nga ndeshje të kaluara, pasi Dinamo është skuadër që të lejon të luash”.

Në lidhje me vazhdimësinë, Vata shprehet: “Këtu te Erzeni po stërvitem me një trajner shumë pasionant e profesionist, Arjan Hoxhën. Ndoshta kjo është edhe njëra nga arsyet që unë mendoj ta vazhdoj karrierën time këtu në Shijak, por edhe sepse te Erzeni priten ndryshime të mëdha cilësore për sezonin e ri”.

AGRON KAJA

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.