Skuadra e Erzenit po merr formë dita ditës. Drejtuesit e klubit shijakas duan medoemos që të arrijnë ngjitjen në Superiore dhe për këtë skuadra ka afruar disa lojtarë me emër në Kategorinë e Parë.
Futbollistët më të fundit që i bashkohet Erzenit janë mesfushori Xhynejt Çutra dhe sulmuesi Ermir Rezi. Mesfushori kryeqytetas është një lojtarë me shumë eksperiencë në Kategorinë e Parë. 30-vjeçari është prej 7 vitesh një lojtar i rregullt i këtij kampionati ku ka luajtur me skuadra të ndryshme.
Durrsaku Rezi rikthehet te Erzeni pas tri vitesh. Sulmuesi 25-vjeçar ruan kujtime të bukura nga përvoja e mëparshme me shijakasit, ku në sezonin 2015/2016 shënoi 22 gola.