Erzeni poker me Korabin, Rizvani në spital

Shijakasit tregojnë “dhëmbët” në start përballë dibranëve me probleme…

Erzeni     4

Korabi     1

Shënues: A. Kllari 26’, Pasha 35’, Goxha 56’, E. Troplini 82’ / Jaupi 63’)

Erzeni: Rizvani (Gjuzi 62’), Kalluci, Teqja, Goxha, Vathi, R. Troplini (E. Troplini 76’), Deliallisi, Xhemalaj, A. Kllari, Pasha, Mitraj (Dakavelli 70’). Trajner: Dorian Bubeqi.

Korabi: Selaci, Turhani, Jaupi, Osmanllari, Osmani, Hyseni, Veliaj, Allmeta (Qarri 89’), Murra (Peçi46’), Hyka (Skuka57’). Trajner: Julian Ahmataj.

Gjygjtarë: B. Ziri, I. Veseli, I. Burgu (Fushë-Krujë), Edvin Hoxha (Lezhë)

Vëzhgues: Sokol Avdo (Tiranë)

Delegat: Alban Tafaj (Tiranë)

Kartonë të verdhë: Pasha 12’ , Mitraj 45’, Kalluci 51’ / Joseb 4’, Selaçi 45’)

 

Glen Domi

Erzeni triumfoi me Korabin me rezultatin e thellë 4-1, me shijakasit që dhuruan spektakël përballë tifozerisë së tyre. Të katër golat erdhën nga aksione të rrjedhshme dhe të menduara mirë, duke dhënë sinjalin se Erzeni do jetë pretendent në këtë edicion. Për miqtë goli i Jaupit vlejti sa për statistika, ndërkohë që në fillimin e pjesës së dytë Rizvani la fushën e lojës pas një dëmtimi të pësuar.

NDESHJA – Frikshëm e nisi përballjen Korabi, teksa Murrja goditi traversën dhjetë minuta pas fillimit të takimit. Por, Erzeni mori situatën në dorë dhe kërkoi të gjejë rrugën e rrjetës dhe kjo nuk vonoi. Armin Kllari zhbllokoi rezultatin në minutën e 26-të, me portierin Selaci që rezistoi duke pritur dy herë goditjet e tij, por tek e treta u dorëzuar. Në sulm mbetet sërish Erzeni dhe për të dyfishuar shifrat mendoi Armand Pasha, që vertikalizimin e Goxhës e shfrytëzoi me sukses. Në dhjetë minutat e fundit nuk pati ndonjë gjë për t’u shënuar dhe fraksioni i parë u mbyll me rezultatin 2-0.

Pjesa e dytë ishte më agresive, ku sulmuesi Joseb Çakhashvili i Korabit ndërhyn mjaft ashpër ndaj Rizvanit, Teqes dhe Deliallisit. Loja e ashpër nuk e ndalon Erzenin, aq më tepër Jurgen Goxhën, i cili herë pas here del nga mbrojtja në kërkim të golit. Tentativat e mbrojtësit finalizohen në minutën e 56-të, teksa krosi i Rejnaldo Troplinit u kthye në gol nga mbrojtësi pas goditjes me kokë. Korabi nis të ndërtojë disa aksione, por goli vjen si pasojë e një gabimi të mbrojtjes dhe portierit Gjuzi. Jaupi përfitoi nga një top i mbetur në zonë dhe shënoi. Pasha kishte dy raste të mira, por njëra tentativë shkoi në shtyllë, ndërsa tjetra jashtë. Bubeqi hodhi në fushë edhe Euxhenio Troplinin, që shënon edhe një gol tjetër, duke përmbyllur gjithçka me shifrat 4-1.

 

Pas ndeshjes…

 

Dorian Bubeqi, trajner i Erzenit: “Jam i kënaqur me ekipin. Qarkulluam topin dhe krijuam raste të pastra. Patëm një moment vetëkënaqësie dhe pësuam gol, por ekipi e kaloi me sukses, çka solli edhe golin e katërt”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *