Një tjetër lojtar titullar i skuadrës së Erzenit do i bashkëngjitet kampionatit gjerman pas Emiljano Lundraxhiut. Bëhet fjalë për portierin Sulejman Hoxha, i cili ka një karrierë të gjatë në futbollin shqiptar, madje edhe në elitë. Hoxha ishte pjesë e Erzenit, prej dy sezoneve. Më parë, portieri shijakas ka luajtur me Partizanin, Dinamon, Pogradecin, Teutën, Apoloninë. Por ai ka ekspeirnecë edhe jashtë vendit, si: me ekipin grek të Panilialos si edhe ekipin slloven të Dubnica. Gjithashtu, portieri Hoxha ka qenë pjesë e kombëtares U-21 teksa në atë periudhë mbronte portën e Erzenit. Nga sa bëhet e ditur, Hoxha ka kaluar me sukses provën me skuadrën e Hamburgut B që luan në Ligën rajonale të Gjermanisë, pjesë e së cilës do të jetë në vazhdim. “Gardiani” 27 vjeçar, siç ka pohuar edhe vetë ka firmosur një kontratë të kënaqshme dhe synon që në të ardhmen të luaj edhe me skuadrën e parë edhe pse konkurrenca është shumë e madhe.
LARGIMET – Sulejman Hoxha pason Myslim Rramillin, Eljon Tepshin dhe Armando Dollanin nga në numrin e të larguarve nga Erzeni. Siç edhe më parë “Sport Ekspres” ka zbuluar Erzeni është në bisedime me 4 futbollistë shqiptar dhe dy afrikan. Tashmë, shijakasit duhet të hidhen në sulm për një portier i cili më shumë mundësi mund të jetë Andi Xhixha i Burrelit. Edhe Xhixha është një portier shumë cilësor dhe me eksperiencë, madje ka provuar që të luaj edhe me Teutën, Tomorin dhe Apoloninë në elitë.