Erzeni i Nevil Dedes është shumë pranë Superiores, nuk luan dot në shtëpi dhe mësohet stadiumi ku pritet të shkojë pa tifozët e saj

Erzeni është një prej ekipeve që pritet të luajë në Superiore në sezonin e ardhshëm. Ekipi i Nevil Dedes po mban vendin e dytë në Kategorinë e Parë, pas Bylisit, që i jep mundësinë për të prerë biletën direkte në elitë.

Por stadiumi i ekipit shijakas, “Tofik Jashari”, është jashtë standartit për të qenë pjesë në Superiore. Për këtë arsye, Erzeni do të duhet të luajë jashtë shtëpisë dhe pa tifozët e saj. Sipas asaj që zbulon “Dosja.al”, po negociohet që takimet në sezonin e ardhshëm të zhvillohen në Durrës dhe Rrogozhinë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online