Ermal Tahiri ishte i ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”. Menjëherë pas përfundimit të finales së Conference League, Tahiri është shprehur se stadiumi “Air Albania” është shumë më i bukur se Olimpico i Romës. “Me gjithë respektin për stadiumin e Romës “Olimpico”, stadiumi “Air Albania” është më i bukur dhe më i ngrohtë.
Po ashtu edhe fatsjellës për Romën. Merita është e madhe për këtë finale nga ai që e bëri këtë stadium. Në momentin që ke këtë stadiumin, kalon te pjesa e dytë, te lobimi për ta sjellë finalen këtu. Nëse Duka nuk do e kishte këtë stadium, nuk mund ta sillte finalen këtu. Këtu jepen meritat për gjithçka”, tha Tahiri. /Sport Ekspres/