Eriksen lë spitalin dhe takohet me shokët e ekipit, mesfushori danez: Do jem tifozi juaj kundër Rusisë

Kristian Eriksen ka kryer me sukses ndërhyrjen kirurgjikale pas arrestit kardiak që pësoi gjatë ndeshjes kundër Finlandës. Mesfushori danez ka lënë më në fund spitalin dhe është përshëndetur me shokët e tij të ekipit, për të cilët thotë se do të bëhet tifozi i tyre më i madh në sfidën kundër Rusisë. Pas përfundimit të operacionit, Eriksen do të kthehet në shtëpi pranë familjes së tij.

“Faleminderit për numrin e jashtëzakonshëm të përshëndetjeve. Ka qenë e pabesueshme ti shihja dhe ti ndjeja. Operacioni shkoi mirë dhe unë po ia dal mirë nën këto rrethana. Ishte një kënaqësi e vërtetë të shihja përsëri djemtë pas një ndeshjeje fantastike që luajtën mbrëmjen e djeshme. Nuk është nevoja ta them që do të jem duke bërë tifo për ta ditën e hënë kundër Rusisë”, thotë Kristian Eriksen./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *