Christian Eriksen ndodhet në spital dhe në një gjendje të stabilizuar pas dramës që ndodhi në fushën e lojës kundër Finlandës. Mesfushori ra pa ndjenja në tokë, por fatmirësisht mori ndihmën e shpejtë duke shpëtuar mrekullisht. Së fundmi lojtari ka dhënë edhe prononcimin e parë për median italiane “Gazzetta dello Sport”:
“Faleminderit shumë të gjithëve ju, nuk do të dorëzohem. Ndihem më mirë tani, por dua të di se çfarë më ndodhi. Dua t’ju falenderoj të gjithëve ju për atë që keni bërë për mua në gjithë këtë kohë”, ishin mes të tjerash fjalët e thëna nga Eriksen. /Sport Ekspres/