Ergys Kaçe gati t’i japë lamtumirën Greqisë, zbulohet klubi gjerman që është pranë transferimit

Ergys Kaçe nuk ka kaluar një karrierë të lehtë në Greqi. Ajo bluzë me UÇK-në i kushtoi shumë mesfushorit shqiptar, që prej asaj kohe nuk ka gjetur rehati në klubet helene, pavarësisht se cilësitë dhe talenti nuk i mungonin. Por tashmë Kaçe duket se ka marrë vendimin për t’i dhënë lamtumirën epokës greke në karrierën e tij, teksa është pranë largimit në Bundesligën 2 gjermane.

Diçka të tillë e konfirmoi vetë menaxheri i lojtarit, por pa zbuluar më tepër detaje. Mirëpo së fundi është “Fansat e futbollit shqiptar“, që tregon emrin e klubit nga Gjermania që po negocion për shërbimet e Ergys Kaçes. Bëhet fjalë për Hanoverin, që luan në Bundesliga 2 dhe dëshiron një rikthim në elitë. E për këtë në ndihmë mund t’i vijnë edhe aftësitë e mesfushorit kuqezi. Një kalim i tillë ka pëlqimin e lojtarit shtatshkurtër, ndërsa në ditët në vijim mund të vijë edhe një zyrtarizim./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online