Aventura e Xherdan Shaqirit në radhët e Lionit nuk po shkon në mënyrën si lojtari do e priste. Futbollisti shqiptar la Liverpulin me arsyen e vetme për të zënë një vend titullari në Francë, por diçka e tillë nuk po ndodh. Paraqitjet e tij kanë ardhur në rënie dhe tashmë nuk ka të sigurt as vendin në 11-shen e Lionit.
Gazeta e njohur franceze, “Le Figaro”, e ka renditur Shaqirin përkrahë Mesit dhe Ramosit në formacionin e dështimeve për gjysmën e parë të sezonit. Të tre emrat e mësipërm ishin lojtarë prej të cilëve ishin ngritur pritshmëri të mëdha për të qenë lider në ekipet e tyre e për të bërë diferencën në kampionat. Diçka kjo që nuk është parë në këto 19 javë kampionat./Sport Ekspres/
Formacioni i dështimeve në Ligue 1 sipas “Le Figaro”