Atalanta, merkaton e verës bëri një nga goditjet më të bujshme, duke afruar në ekip argjentinasin Emiliano Rigoni, të cilin e mori nga ekipi i Zenitit me formulën e huazimit me të drejtë blerje 15 milionë euro.
Gjithsesi, duket se aventura e 25-vjeçarit ka zgjatur shumë pak, pasi ditën e sotme është zyrtarizuar rikthimi i tij në Rusi te Zeniti. Rigoni është aktivizuar në vetëm gjashtë takime si titullar dhe në dy ndeshjet e fundit ndaj Sasuolos dhe Juventusit, nuk është grumbulluar me ekipin.
“Jam i lumtur që rikthehem këtu. E kuptoj që ky është një shans tjetër për mua dhe shpresoj që ta përdor në mënyrën e duhur. Serie A është një kampionat i fortë. Mendoj se jam rritur teknikisht dhe fizikisht. Është një sistem tjetër loje në Itali dhe luaja pozicion tjetër nga ai që kisha te Zeniti. Mendoj se jam përmirësuar akoma më shumë nga hera e fundit që kam qenë në Rusi”, përfundoi fjalët e tij për mediat Rigoni.