“Erdha, pashë, ika”! E bën si te Flamurtari, Taye Taiwo kthehet qesharak dhe transferohet sa për…stërvitje

Nga Klaudio Ndreca

Pak vite më parë duke mbajtur veshur fanellën e Marsejës dhe Milanit, por fundi i karrierës së Taye Taiwo nuk është për t’u pasur zili, aspak madje. Mbrojtësi nigerian karakterizohet edhe nga një fenomen i çuditshëm në kohët e fundit, teksa transferohet në ekipe sa për të bërë stërvitje dhe më pas largohet, pa asnjë ndeshje zyrtare.

E bëri në muajin janar me Flamurtarin e Vlorës, teksa administratori Sinan Idrizi premtoi një ish-lojtar të Milanit. “Sa i përket afrimeve të reja, Taye Taiwo ishte në Vlorë. Një djalë i mrekullueshëm dhe që bëri seancë stërvitore me ne, por u largua për shkak se kishte kërkesë të lartë financiare”, do të shprehej pak muaj më parë Idrizi për “Sport Ekspres”.

Një “deja vu” që vazhdon edhe në Qipro, ku përpara 3 javësh Taiwo u zyrtarizua te Doxa Katokopias. “Erdha, pashë, ika”! Kështu ndodhi sërish me mbrojtësin e njohur, që pa asnjë ndeshje zyrtare të luajtur me ekipin qipriot që shpëtoi pa rënë nga elita pas bllokimit të kampionatit nga Koronavirusi, ku u vendos që të mos binte asnjë ekip, i njoftoi klubit largimin e tij. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online