Një dyzinë lojtarësh të marrë nga ekipi B për “Champions League”, Setien i harron aftësitë e Rei Manajt

“Rei Manaj ka aftësitë që i mungojnë grupit tonë”, kështu do të shprehej trajneri i Barcelonës, Setien, përpara rënies së Koronavirusit dhe kur te katalanasit mungonin shumë futbollistë nga dëmtimet, mes të cilëve edhe Luis Suarez. Kur futbolli u rikthye pas pandemisë nuk ka pasur më hapësirë për Manajn në ekipin e parë, me ëndrrën që dështoi të përmbushej. Sulmuesi shqiptar i’u afrua debutimit vetëm në përballjen ndaj Getafes, duke u ulur në stol së bashku me yjet e tjerë të skuadrës.

Tashmë pritet largimi i tij në merkaton e verës pasi ka dalë jashtë planeve edhe të Barcelonës B. Numri i pakët i golave të realizuar, vetëm dy të tilla, e bëjnë Manajn që të mbetet gjatë në skuadër. Lojtari i Shqipërisë ishte i rregjistruar edhe për ndeshjet e Barcelonës A në “Champions League”, por mes një dyzine lojtarësh të rinjë që Setien ka marrë nga akademia kundër Napolit, nuk figuron Rei Manaj. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online