Entuziazmi i Zhang: Dua të dërgoj Interin në majën e botës

Stiven Zhang është zgjedhur zyrtarisht si presidenti i Interit, duke u bërë personi i 21, i cili ulet në këtë post dhe më i riu i historisë së zikaltërve. Pasi shprehu lumturinë e tij në rrjete sociale, 26-vjeçari kinez ka folur në Asamblenë e Aksionerëve të klubit, duke shpalosur idetë dhe objektivat e tij.

Sot fillon një epokë e re për klubin tonë. Inter është sinonimi i lavdisë, fitoreve dhe historisë. Ky klub është një pasion dhe fe për miliona tifozë nëpër botë. Falë punës së ekipit, brenda dhe jashtë fushës, Inter është rikthyer në Champions pas gjashtë viteve mungesë, duke konkurruar në skenën e kompeticionit më të mirë për klube në nivel botëror.”

“Objektivi ynë është ndërtimi i një klubi me baza solide, me një vizion afatgjatë dhe ta bëjmë Interin klubin më modern, më novator dhe më fitues në botë”, përfundon Stiven Zhang.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online