Radamel Falkao është një lojtar me një karrierë mjaft të pasur futbollistike, ku ka luajtur në ekipe si Atletiko Madrid, Mançester Junajtid apo Çelsi. Tashmë, kolumbiani luan prej vitesh te Monako, ku është edhe kapiteni i ekipit.
Falkao është në moshën 33-vjeçare aktualisht dhe karrierës së tij me futbollin po i vjen fundi pak e nga pak. Sulmuesi kolumbian e pranon se mund ta mbyllë me fubollin, por jo me sportin e luajtur, pasi dëshiron t’i dedikohet pasionit të tij të vjetër. Falkao kërkon të bëhet një lojtar bejzbolli.
“E dashuroj bejzbollin. Jam rritur në Venezuelë dhe kur kam qenë i vogël e kam praktikuar shumë dhe kam qenë një ndër më të mirët. Kur të mbyll karrierën futbollistike, do të nis një karrierë tjetër si lojtar bejzbolli. Mund të bëhem si Majkëll Xhordan, i cili, pasi la basketbollin, nisi të luajë bejzboll edhe pse nuk arriti të luante në kampionate të rëndësihëm. Dua të bëhem i pari që kam sukses!”