VIDEO/ Rashica i refuzoi por Aston Vila është magjia e Premier League, një supergol në frymën e fundit i jep fitoren e 4-t rresht

Premier League këtë fillim sezoni po paraqitet një kampionat që di të dhurojë vetëm emocione dhe spektakël, me shumë ekipe që po gëzojnë një formë fantastike. Aston Vila është një prej skuadrave që po kthehet në magjinë e kampionatit anglez. Ekipi nga Birminghemi mori refuzimin e Milot Rashicës, pasi sezonin e shkuar ishte në luftë për mbijetesë, megjithëse me formën e treguar deri më tani ndoshta do të jetë penduar. Një tjetër fytyrë ka shfaqur kjo skuadër këtë edicion të ri.

Katër fitore në po aq ndeshje numëron klubi i Aston Vilës, që ka tundur plot 12 herë rrjetën kundërshtare dhe ka pësuar vetëm dy gola. Pas atij shpartallimi që i bëri Liverpulit, vjen një fitore në frymën e fundit kundër një kundërshtari të fortë siç është Leiçesteri. Në minutën e 90 Barklei lëshon një predhë nga jashtë zone, duke shënuar kështu një supergol me vlerën e fitores./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/JRIIIIIIIIII/status/1317921167664156673

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online