Emri i saj u fut në listën e kandidatëve për kreun e FSHF, Ilda Bejleri sqaron të gjithë të vërtetën

Në mesin e emrave që pritet të kandidojnë për kreun e FSHF me Armand Dukën ishte edhe Ilda Bejleri. Por kjo e fundit ka mohuar gjithçka në intervistën e dhënë për “Ftesë në 5” në Top Channel. E pyetur nga gazetarja sesa të vërtetë kishte në lidhje me këtë çështje, Bejleri ka sqaruar se nuk e ka menduar në asnjë moment për të bërë një hap të tillë.

“Jo, nuk ka asnjë të vërtetë. Nuk e di se ku e kanë gjetur këtë lajmin. Më kanë shkruar dhe uruar shumë veta, por u kam thënë se nuk ishte e vërtetë. Nuk reagova për ta mohuar pasi ishte pa sens për mua. Mesa kam parë në gjithë kohën time si gazetare, nuk ka pasur kurrë një presidente femër si në Shqipëri dhe jashtë. Duhet të kesh shumë lobim dhe marrëdhënie të mira me ata që do të votojnë. Nuk mund të them se është e pamundur, por në këtë moment nuk e kam menduar diçka të tillë”, tha Bejleri. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online