Izair Emini nuk i trembet asnjë gjobe, edhe pse tani logjikisht i ka borxh Kukësit, pasi çdo ditë vonesë i ka kushtuar një gjobë mujore.
Sulmuesi këmbëngul se e drejta është me të: nuk ka firmosur rinovim me Kukësin dhe nuk ekzistonte asnjë klauzolë që ta mbante në Kukës pas Europës.
Sot sulmuesi ka dalë në stërvitje me Shkëndijën, aty ku pret të firmosë, por jo pa mbyllur historinë me Kukësin.
FSHF nuk di ç’të bëjë dhe nuk prononcohet, ndaj duket se çështja do të shkojë në FIFA. Kush do të fitojë? Ndoshta askush, sepse edhe Kukësi nuk është i qetë në këtë histori.