Izair Eminj ka fituar gjyqin ndaj Kukësit, pas padisë në FIFA. Ky është lajmi i publikuar pak më parë nga Panorama-Sport, por ndërkohë vetë Emini nuk prononcohet.
Sport Ekspres ka komunikuar për këtë çështje me presidentin e Kukësit Safet Gjici, i cili ka mbetur i habitur dhe ka mohuar prerë të ketë vendim, pasi mungon ballafaqimi mes palëve në FIFA.
Çështja “Emini”, reagon presidenti Gjici
Presidenti Gjici deklaroi pak minuta më parë se në zyrat e klubit të tij nuk ka mbërritur asnjë vendim zyrtar mbi këtë çështje: “Pasi u konsultova dhe me juristin tim, u informova se nuk ka mbërritur asnjë vendim në lidhje me gjyqin që kemi me Eminin. FIFA nuk ka si ta shqyrtojë çështjen pa tërhequr dokumentacionet e nevojshme në klub dhe ballafaquar me ne. Nuk ka se si”, u shpreh numri 1 i Kukësit.