Tirana e mbyll me dy afrikanë kombëtaresh

0

I kishte regjistruar që dje, por Tirana vetëm sot ka zyrtarizuar dy afrime të reja në merkato.  Sërish Afrika në fokus, sërish lojtarë kombëtaresh, diçka e parë shpesh këto vitet e fundit dhe tani Tirana po korr frytet, duke shitur Mervejl e Akua.

Sot klubi bardheblu ka zyrtarizuar qendërmbrojtësin Orji Okagube, futbollist i kombëtares nigeriane, i cili në moshën 25-vjeçare provon aventurën e parë në Europë.

Ndërkaq, vjen edhe një mesfushor, Hardi Bingulia.

I rritur në Francë tek Okseri, mesfushori 21-vjeçar lë Francën për Shqipërinë, ku shpreson të luajë rregullisht, pasi i duhet të luftojë për një vend në kombëtaren e Kongos.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.