Vllaznia është në kërkim të një qendërmbrojtësi. Braziliani Xheferson Santana nuk bindi trajnerin Hasan Lika dhe u largua, ndaj klubi kuqeblu pret lojtarë të tjerë.
Ndërkohë, në Shkodër tashmë është zgjidhur çështja e zëvendëstrajnerit. Do të jetë Elvin Beqiri krahu i djathtë i Hasan Likës. Ish-kapiteni është pjesë e stafit të Shqipërisë U17, që drejtohet nga Xhemal Mustedanagiç.
Për Beqirin karriera e trajnerit ka nisur me kohë, por ende jo në nivele të larta, sepse ka punuar me moshat e Vllaznisë, duke preferuar të fitojë eksperiencë pa u nxituar.