Çudira shqiptare/ Nga shkëlqimi me Totenhemin në spital, mbrojtësin e Shkëndijës e sulmojnë qentë endacakë të Tetovës

E pabesueshme është ngjarja që ka ndodhur në Tetovë, ku protagonist i çudirave shqiptare është lojtari sllovak i Shkëndijës, Jan Krivak. Pak ditë më parë ishte duke luajtur ndeshjen e jetës kundër yjeve të Totenhemit, ndërsa tashmë e sheh veten në spital dhe kjo për një arsye të paimagjinueshme.

Mbrojtësi i kuqezinjve arriti të ndalte me sukses sulmin e djemve të Murinjos, ku përballë kishte sulmues të klasit botëror si Kejn dhe Son, por pak ditë më vonë nuk i ka bërë dot ballë sulmit të qenve që enden rrugëve të Tetovës.

Kafshimi i këtyre të fundit ka bërë që Krivak të përfundojë i shtruar në spital, ku është nën kujdesin e mjekëve. Media tetovare “Albanwes24“ raporton se futbollisti i Shkëndijës ka marrë lëndime në trupin e tij, ndërsa mbetet për t’u parë kur do të vihet sërish nën urdhërat e Ernest Gjokës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online