Elozhet për Empolin, racizmi dhe kapiteni Asamoah, Spaleti: Boll me urrejtje!

Interi po vazhdon përgatitjet për transfertën e nesërme kundër Empolit, ndërsa i gjithë futbolli italian po merret me çështjen e racizmit. Një gjë e tillë duhet zgjidhur dhe trajneri zikaltër shpreh mendimin e tij për këtë temë të ndjeshme.

Spaleti vlerëson dhe thur elozhe për Empolin, ndërsa bën thirrje për t’i dhënë fund urrejtjes në futboll. Aspak problem për ta ndaluar futbollin, por kjo është një zgjidhje momentale. Gjërat duhen përmirësuar nga dita në ditë dhe të gjithë duhet të fillojnë të sillen më mirë.

KORET RACISTE – “Ka ardhur momenti t’i themi stop racizmit, koreve diskriminuese dhe atyre për tragjedinë e Hejselit. Boll më me urrejtje në futboll, kjo është gjëja më e rëndësishme që duhet të ndodhë. Nuk e komentoj vendimin e Gjykatës sportive, edhe pse dënohen dhe 80-90% e tifozëve, të cilët janë paqësorë dhe vijnë në stadium për të parë ndeshjen. Nuk duhet të ketë dallim në ngjyrën e bluzave, apo të lëkurës.”

ASAMOAH KAPITEN? – “Një gjë e tillë u propozua nga Xhusepe Sala, kryetari i Bashkisë së Milanos. Unë mund të them se nëse do të ketë një diskutim për të bërë, ose një sjellje për të përsëritur se çfarë kahu mbajmë, do e bëjmë një gjë të tillë. Por, në një afat të gjatë duhet të tregojmë se dimë t’i bëjmë gjërat mirë dhe jo tani që jemi nën lupën e të gjithëve. Gjërat ndryshohen vetëm me angazhim të përditshëm. Këto episode kanë ndodhur dhe më parë, nevojitet përpjekje e vazhdueshme për të ndryshuar mentalitetin dhe sjelljet e njerëzve.”

NDALIMI I FUTBOLLIT – “E përsëris, do të ishte një zgjidhje e përkohshme, por kemi nevojë për një gjë ndryshe për t’i ndryshuar gjërat. Më vjen keq për Kulibalinë, i kemi qëndruar afër dhe jemi akoma në anën e tij. Duhet të ndërmarrim një rrugë precize dhe të sillemi mirë çdo ditë.”

EMPOLI – “Do të përballemi me një skuadër që është djepi i futbollit në 25 vitet e fundit, për meritë të atyre që punojnë aty. Kanë nxjerrë shumë futbollistë të rinj dhe me Empolin kanë luajtur shumë lojtarë cilësorë. Kthehem gjithmonë me kënaqësi në Empoli, pasi kam shumë miq dhe familjen time. Nuk do të jetë e thjeshtë ndeshja, pasi përballemi me një skuadër, që ka cilësi individuale dhe kolektive. Duhet të shfrytëzojmë shanse tona, pasi kemi nevojë ta fitojmë këtë ndeshje. Naingolan? Ai është rikthyer me grupin, por do të bëj vlerësimet pasi t’i kem parë të gjithë lojtarët në stërvitje. Do të bëj ndryshime në formacion nga ndeshja me Napolin dhe Raxha do të niset i barabartë më të gjithë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online