Elis Bakaj firmos në Malajzi

Elis Bakaj ndodhet në Malajzi, aty ku edhe do ta vijojë karrierën fantazisti i kthyer tashmë në një sulmues të mirëfil1ltë. Perak do të jetë skuadra e tij e re dhe paga që do të përfitojë 29-vjeçari shkon në rreth 20 mijë dollarë.

Te Peraku duket se janë të fiksuar të gjejnë zgjidhje për ofensinën në Shqipëri, teksa më parë me këtë ekip ka luajtur Xhevahir Sukaj, ndërsa në verë nga Laçi u transferua atje Faton Toski. Ky i fundit u largua para pak ditësh, ndërkohë që tanimë Bakaj do ta pasojë atë. Futbollisti kryeqytetas e mbylli sezonin e fundit me Vllazninë, aty ku shënoi gjashtë gola në gjysmën e dytë të kampionatit. Për Bakajn Peraku do të jetë skuadra e pestë e huaj ku ai ka luajtur, pasi më parë ai ka veshur fanellën e Dinamos së Bukureshtit në Rumani, për të kaluar më pas tek ukrainasit e Çornomorets Odesa. Nga atje sulmuesi u rikthye në Shqipëri dhe veshi fanellën e Tiranës, të cilën e la vetëm për pak kohë, kur shkoi në Izrael për të luajtur vetëm një ndeshje me Hapoel Ra’anana. Rikthim sërish te bardheblutë, ndërsa verën e shkuar Bakaj iu bashkua RNK Splitit, skuadër me të cilën luajti vetëm 10 ndeshje dhe më pas u largua për shkak të problemeve financiare të klubit. Vllaznia në Superiore u bë skuadra e katërt me të cilën luajti Bakaj, ndërkohë që tanimë do jetë Peraku që do përfitojë nga golat e sulmuesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *