Superkupa e Europës, FSHF dërgon në UEFA dosjen

Ashtu si është paralajmëruar prej kohësh, Shqipëria vazhdon punën për të përmbushur kriteret si vend kandidat për organizimin e finales së Superkupës së vitit 2019. Dje dokumentacioni i plotë i FSHF-së u nis për në UEFA, si dhe u hodh elektronikisht në platformën e tyre. Pas një pune shumë voluminoze disa mujore FSHF ka plotësuar dosjen e aplikimit për “UEFA Super Cup 2019” në të gjitha seksionet përkatëse. Materialet voluminoze të aplikimit lidhen me angazhimet që Federata së bashku me ente të tjera shtetërore duhet të marrin përsipër për qëllime të eventit.

Ftesës së FSHF për bashkëpunim i janë përgjigjur pozitivisht pjesa më e madhe e aktorëve të interesuar, duke nisur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, Bashkia Tiranë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Intelektuale, Inspektoriati i Kontrollit e Monitorimit të Tregut, Agjencia Kombëtare e Turizmit etj. Këto institucione kanë kontribuar në plotësimin e kërkesave të UEFA-s për organizimin dhe mbarëvajtjen e Superkupës së Europës, duke ofruar bashkëpunim maksimal me FSHF. Po kështu, edhe Kryeministria ka luajtur rolin e saj shumë vendimtar për gjithçka kërkohet për të plotësuar dosjen e cila u dërgua në UEFA. Në shtator UEFA do të marrë vendimin për fituesin dhe në garë janë disa vende, ndaj nuk do të jetë e lehtë për Shqipërinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online