Eliminohet Federer, Zverev kalon në finale

Tenisti gjerman Aleksandër Zverev mposhti Roxher Federer në gjysmëfinale e “ATP FINALS” në Londër. 21-vjeçari arriti fitoren në dy sete 7 – 5, 7 – 6 (5) deh siguroi biletën për në finale, ku do të përballet me fituesin e përballjes ndërmjet Novak Xhokoviç dhe Kevin Anderson.

Zvicerani Federer i duhet të presë për të siguruar titullin e tij të 100-të në karrierë. 37-vjeçari kishte bërë një paraqitje mirë deri para duelit të sotëm dhe shumë vetë besonin se ai do ia dilte ta fitonte për herë të shtatë këtë titull si askush më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *