Eliminimi nga Laçi përjetohet si turp, ish-futbollisti rumun: Nuk jemi në nivelin e Shqipërisë, jemi më poshtë tyre

Futbolli rumun ka marrë një goditje të rëndë ditën e enjte, teksa tre ekipet pjesëmarrëse në kualifikueset e Ligës së Konferencës janë eliminuar nga ky kompeticion. Një prej tyre ishte edhe Universitatea Craiova, e cila edhe pse favorite mbeti jashtë këtij turneu pas përballjeve me Laçin.

Diçka e tillë është cilësuar si turp në Rumani, ndërsa ish-futbollisti Lita Dumitru thekson se tashmë Rumania është më poshtë nivelit të Shqipërisë në futboll. “Nuk mendoj se jemi në të njëjtin nivel me Shqipërinë, mendoj se jemi poshtë tyre. Këtë e tregojnë rezultatet“, ka thënë Dumitru për “DigiSport“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online