Prishtina nuk ia doli të kualifikohej në turin e parë të Europa League, pasi u mposhtën nga St Josepf me rezultatin 2-0. Dy kartonët të kuq penalizuan bardhekaltrit, që më pas pësuan dy gola. Në kryeqytetin dardan eliminimi nuk është pritur mirë.
Tashmë edhe e ardhmja e trajnerit Mirel Josa vihen në diskutim dhe sipas asaj që shkruan “Gazetashehi”, shanset që tekniku kryeqytetas të vijojë në krye të Prishtinës janë të pakta. Këtë verë madje u raportua se atë mund ta pasojë Skënder Gega.
Gjithsesi Prishtina dhe vetë ish-trajneri i Partizanit hodhën poshtë të kishin pasur bisedime mes tyre. Për të mbetur te Josa, ai është kontestuar shpesh edhe gjatë kampionatit nga tifozët, madje është shkuar deri në ofendime.
Në dy vite ai ka fituar Digitalb Kupa e Kosovës dhe dy herë e ka mbyllur kampionatin në vendin e dytë, duke marrë pjesë në kupat e Europës. Pritshmëritë kanë qenë më të mëdha dhe në dy raste titulli ëshët vendosur në ndeshjen e fundit dhe Prishtina ka dështuar ta fitojë.