El Clasico në Amerikë, fitore dhe trofe për Barcelonën

Futbolli veror arriti kulmin e vet mbrëmë, me El Clasico në Majemi, përballë më shumë se 60.000 tifozëve.

Barcelona-Real, 3-2, gola e raste pa fund, loja ende në kërkim, sidomos te Reali.

Barça ka fituar edhe ndaj Juves dhe Mançester Junajtid, ndaj ka merituar trofeun e International Champions Cup, ndërsa Reali humbet ndeshjen e tretë rresht.

Pa Kros e Ronaldo, Zidan luajti me më të mirët në dispocion, ashtu si Barça, që i dha 70 minuta (të fundit?) Nejmarit.

Mesi e Rakitiç në minutat 3 e 7 tronditën Realin, që u duk i çoroditur, por Kovaçiç në të 14-tën shkurtoi dhe Asensio para pushimit barazoi.

Fitoren e Barcelonës e siguroi Pike në pjesën e dytë, pas asistit të dytë të ndeshjes nga Nejmar.

Barça më mirë, por është sfida e parë: në gusht dy sfidat e Superkupës së Spanjës vlejnë më shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *