Ekstremet e futbollit! I mori barazim Anglisë në Wembley, trajneri i Hungarisë: Isha idiot me Shqipërinë dhe tani jemi heronjtë tuaj

0

Një situatë shumë e vështirë emocionale për t’u përballuar nga trajneri i Hungarisë, Rossi. Dy humbjet e pësuara me Shqipërinë kanë ndikuar në kritikat e mëdha për të, aq sa mund të pritej edhe një shkarkim i mundshëm. Por në mbrëmjen e djeshme erdhi rezultati i papritur teksa Hungaria barazoi 1-1 në Ëembley ndaj Anglisë.

“Me sa di unë, kjo është hera e parë që Hungaria shënon në Ëembley që prej humbjes 6-3. Unë isha një idiot tjetër për ju pas ndeshjes së javës së kaluar kundër Shqipërisë dhe sinqerisht, kjo situatë është e vështirë për mua ta përballoj. Nëse fitojmë, ne jemi heronj, nëse jo, ne gjykohemi krejtësisht ndryshe. Tre muaj më parë, ne kemi kaluar një kampionat të madh europian. Ju thashë në short se Kupa e Botës është një ëndërr, ka mbaruar për ne, por gjithmonë dhemb kur tifozët jo të vërtetë na përshkruajnë si idiotë pas një ndeshje të keqe. Ne nuk jemi idiotët për të cilët ju na bëni”, tha Rosi. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.