Eksksluzive/ “Nuk më la ndonjë shije të veçantë”! Altin Rraklli komenton trajnerin e ri të Kombëtares: Mbështeteni Sylvinhon, është për Shqipërinë

Shqipëria e ka zgjedhur trajnerin e ri. Fatin tonë do ta ketë në dorë Sylvinho, ish-ndihmësi i Tites te Brazili. Së bashku me Sylvinhon do të vijë edhe Zabaleta, ish-lojtari i njohur i Manchester City. Por si është pritur ky zyrtarizim nga legjendat e Kombëtares? Sport Ekspres ka kontaktuar një prej tyre, Altin Rrakllin, që na jep mendimin e parë për ardhjen e brazilianit.

“Sylvinho te Shqipëria? Personalisht nuk e njoh shumë si trajner, kam parë vetëm disa statistika të tij në Transfermarkt. Nga CV nuk më lë ndonjë shije të veçantë që të bie në sy për të marrë Kombëtaren. Por nuk do të ishte e drejtë për çdo trajner, që të paragjykoja pa nisur punë akoma. Duhet parë se çfarë do të bëj ai me Shqipërinë.

Ideja ime ka qenë se ndoshta kishte ardhur koha që një shqiptar ta merrte drejtimin e Kombëtares, qoftë një ish-lojtar që ka kontribuar për kohë të gjatë apo trajner tjetër me rezultate të mira, këtë do të vendosja nëse do të ishte zgjedhja ime. Por kjo ka marrë fund tani dhe ne të gjithë duke nisur nga Federata, tifozët dhe mediat duhet vetëm që ta mbështesim këtë trajner të ri pasi nuk po mbështesim Sylvinhon, por Kombëtaren dhe flamurin tonë kombëtar”, tha Rraklli. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online