Chelsea vuan mungesën e Brojës, trajneri i jep Aubameyang-ut një nga momentet më turpërues në karrierë

Chelsea ka zhvilluar sot një nga sfidat më të rëndësishme në Premier League. Blutë e Londrës janë mposhtur në “Stamford Bridge” me rezultatin minimal 0-1 ndaj Manchester City-t. Një ndeshje për t’u harruar në fazën sulmuese për skuadrën e Potter-it, që nuk ia del të kërcënojë portën e “qytetarëve”.

Chelsea vuan mungesën e Armando Brojës mbrëmjen e sotme, pasi paraqitja e Aubameyang-ut ka lënë për të dëshiruar. Sulmuesi gabonez hyn në fushë në minutën e  5, por nuk justifikon në asnjë moment besimin e trajnerit. Potter i jep një nga momentet më turpëruese në karrierë Aubemeyang-ut, duke e nxjerrë përsëri nga loja në minutën e 68. Një nga mbrëmjet që ish-lojtari i Arsenalit do të donte ta harrontë sa më parë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online