“E mrekullueshme”, Armand Duka flet për ndërtimin e tre stadiumeve: Do bëhen në qytete me traditë në futboll

Tre stadiume të reja do të ndërtohen në Shqipëri, në Durrës, Vlorë dhe Korçë. Ky jshte postimi i Edi Ramës në ditën e djeshme që zbuloi planin për të ardhmen. Së fundmi ka reaguar edhe presidenti i FSHF, Armand Duka.

“Lajm i mrekullueshëm per futbollin, që fillimin e vitit 2023 ta nisim me nismën për ndërtimin e tre stadiumeve të reja në Durrës, Vlorë e Korçë, qytete me traditë në futboll dhe me një popull futbolldashës në tribuna e shkallët e stadiumeve.

Këto tre stadiume do t’i shtohen kolanës së impianteve ekzistuese duke rritur ndjeshëm investimet për lojën e bukur të futbollit. Këto investime së bashku me projektin e “100 fushave” me bashkitë, janë një vlerë e shtuar për përmirësimin e infrastrukturës sportive në vendin tonë”, shkruan Duka. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online