Ekskluzive/ “Vuajmë ndjenjën e inferioritetit”! Gjoka shpjegon problemin e ekipeve shqiptare në Europë: Gëzohemi dhe mallkojmë…

Ernest Gjoka ka analizuar në “Sport Ekspres” problemin e ekipeve shqiptare në Europë. Në vija të përgjithshme, trajneri i njohur shprehet se si arsye kryesore është mentaliteti i gabuar që po i lë ekipet shqiptare shumë mbrapa pikës ku duhej të mbërrinin. Gjithashtu Gjoka shpjegon se nëse në kampionat mund të arrihen gjërat më lehtësisht, Europa është testimi i vetëm ku gjithëkush e kupton sesa i vlen lëkura.

“Në Europë duhet një lloj përgatitje specifike në disa drejtime: “Pika e parë, duhet analizë deri në detaje e kundërshtarit. Pika e dytë, është eksperienca që kërkohet nga stafi, drejtuesit dhe lojtarët. Ndërsa pika e tretë, është rritja e mentalitetit fitues, më dukej se vuajmë nga sindroma e inferioritetit”. Duhet të kuptojmë që jo të gjitha ekipet në Europë mund të na mundin dhe ekipet tona këtë vit e kishin mundësinë për të kaluar një tur, me përjashtim të Vllaznisë, pasi Craiova ishte dukshëm më mirë se ekipi ynë.

A i mungoi cilësia Superiores në sezonin e shkuar? Jo, nuk e mendoj kështu, Superiorja prodhon rivalitet dhe ka cilësi, por ne duhet të vazhdojmë të rrisim nivelin e cilësisë profesionale. Kampionati ynë po bëhet një lloj trampoline për çdo lojtar që shkëlqen dhe jo ndodh në shumë vende të Ballkanit, Problemi është që ne të vazhdojmë dhe të kërkojmë cilësinë për të rritur nivelin.

Mendoj se ne e kemi problemin te mentaliteti, ne gëzohemi shpejt dhe në të njëjtën kohë, qajmë dhe mallkojmë po kaq shpejt, e kemi gjenetike. Duhet mentalitet tjetër, të jemi më profesionist dhe të dimë si të sillemi. Në kampionat ndodh që shumë herë, gjërat e rëndësishme të rrëshkasin. Por kur vijnë ndeshjet në Europë, aty është provimi ku çdo gjë del zbuluar, për mirë apo për paaftësi. Atëherë ne arrijmë të kuptojmë që diçka nuk shkon, por atëherë është shumë vonë dhe mos vizioni i duhur kushton shumë miliona të humbura”, tha Ernest Gjoka. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online