Ish-lojtari i Manchester City kër.cënon Shkëndijën e Tetovës, sheh diferenca të mëdha në nivel mes ekipeve: Shihni gjithçka, jemi më të mirë se ata

Shkëndija arriti një rezultat fantastik në Suedi ndaj AIK, duke mbajtur barazimin 1-1 dhe e la gjithçka të hapur në ndeshjen e kthimit në Tetovë. Tashmë skuadra shqiptare ka favorin e të luajturit në shtëpi, teksa pritet një “pushtim” prej shqiptarëve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut.

Tek AIK nuk e kanë pritur aspak mirë këtë barazim, pasi sipas tyre ka një disnivel mes lojtarëve të kësaj skuadre dhe Shkëndijës. Autori i golit të barazimit, Guidetti, gjithashtu ish lojtari i Manchester City deklaroi pas ndeshjes se AIK është më mirë se Shkëndija dhe duhet të kishte arritur me patjetër fitoren.

“Nëse analizojmë menjëherë, sigurisht që mendoj se jemi një ekip më i mirë se ata. Duhet ta kishim fituar ndeshjen. Nëse shikoni rastet e shënimit, nëse shikoni lojën, nëse shikoni gjithçka, mund të pendohemi që nuk fituam, por ky është një mësim i mirë për ne para ndeshjes së dytë, ku kam besim se do të fitojmë”- u shpreh Guidetti. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online