Ekskluzive/ “U luajt Tirana-Partizani kur shëtiste virusi dhe jo tani”, Ylli Manjani: Nuk ka logjikë, le të fillojë futbolli

Nga Klaudio Ndreca

Futbolli shqiptar mbetet ende në pritje të dritës jeshile nga ana e Qeverisë, për të vazhduar me ndeshjet e mbetura të kampionatit. Megjithëse në Shqipëri thuhet se jemi vendi më i sigurtë dhe më pak i prekuri deri tani nga Koronavirusi, sporti ende nuk e ka të qartë se kur do të fillojë, ndryshe nga vendet e tjera, shumë herë edhe më të prekura.

Ish-ministri i Drejtësisë dhe figura e njohur që vjen nga politika në Shqipëri, Ylli Manjani, është i prerë në mendimin dhe llogjikën e tij se futbolli duhet të fillojë. Madje teza që shtron ka edhe shumë vërtetësi, teksa thotë se është luajtur me tifozë dhe nuk është ndaluar nga shteti edhe një super derbi Tirana-Partizani në fundin e shkurtit.

Jo pak por 20.000 tifozë do të ishin të pranishëm në stadium dhe si përfundim nuk ka degraduar situata e infektimit. Pra kemi bashkëjetuar me virusin, ndërsa rasti i parë në Shqipëri u kap në datën 6 mars. Nëse ka diskutime të shtuara nëse virusi ka hyrë që në muajin janar, për fundin e muajit shkurt, nuk ka shumë për të thënë. I pyetur nga “Sport Ekspres” sesa qendron fakti se lokalet do të hapen në datën 18 mars, por nuk kemi ende datën e futbollit apo edhe hapësira e madhe që zotërojnë lojtarët në fushë dhe që nuk lejohen, krahasuar me fasoneritë, marrim këtë përgjigje.

“Nuk e ndjek futbollin shqiptar për të qenë i sinqertë, por në parim pyetjet qe ju shtroni janë të drejta. Kur mendoj që është luajtur një ndeshje Tirana-Partizani, me një grumbullim të madh tifozësh në fundin e shkurtit kur virusi shëtiste për kokërr të qejfit, nuk shoh asnjë llogjikë përse sot pas 2 muajsh të mos luhet futboll, qoftë dhe pa spektatorë.

Në shkurt kur ishte kulmi i inkubimit të virusit, ishte e rrezikshme të grumbulloje njerëz. Sot nuk është aq e rrezikshme, por nuk ka kaluar ende. Ndaj për të mbajtur gjallë emocionin e sportdashësve, por edhe biznesin e futbollit duhet lejuar përfundimi i kampinatit të paktën. Asgjë më shumë se çfarë po mendojnë të bëjnë gjermanët, që e shtynë edhe një jave sepse duan të testojnë të gjithë lojtarët para se të lejohen të luajnë.

Sa i takon pjesës së pagave, duket një problem shumë i vështirë edhe për kampionate financiarisht të shëndetshme. Bayern i Munich përshembull, i bëri thirrje lojtarëve që të paguanin personelin ndihmës të klublit duke hequr secili nga 10% të pagës. Lojtarët e pranuan këtë gjë dhe kështu ata e mbajtën personelin. Kjo është një zgjidhje. Ka të tjera sigurisht. Por qartësisht duket e vështirë. Besoj për klubet shqiptare që me çfarë kam lexuar mezi mbyllin pagesat, bëhet edhe më e vështirë.

Një gjë besoj se është e domoadoshme: “Duhet të fillojë aktiviteti si fillim”. Duke lëvizur vjen dëshira për të të vrapuar, kështu do fillojë sadopak të gjenerojë edhe futbolli mbijetesën e vetë. Duke ndenjur e duke pritur lëmoshë nuk vjen asgjë. As për sot e as për të ardhmen e sportit. Por edhe Federata duhet ta ketë strategjinë e saj për këtë. E përsëris që thelbi i daljes nga kolapsi është rifillimi i aktivitetit. Uji që s’lëviz nuk pihet thotë populli”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online