“Kërkoi dy herë në javë të shkonte në disko”/ Zbulohet klauzola e habitshme e Ronaldinho ndaj Flamengos në kontratë

Nga Klaudio Ndreca

Largimi nga Milani në merkaton e janarit të vitit 2011 pati pasoja ose më saktë paralajmëroi nisjen e disa pasojave për Ronaldinho. Magjistari i futbollit modern nga ky transferim do të niste edhe rënien në karrierën e tij. Ndoshta atëherë askush nuk e kuptoi por përballë kishim një “Baloteli II” i cili shfaqi probleme me karakterin e tij. Mesfushori u rikthyen në vendlindjen e tij duke nënshkruar me Flamengon. Por kush do ta mendonte se Ronaldinho do të kthehej në Brazil për të shkuar në klube nate?

Po po, është e vërtëtë. Fituesi i topit të artë kërkoi në mënyrë të drejtpërdrejt nga klubi që në kontratë të përfshiheshin edhe dy netë në javë argëtim për të. Një kërkesë e papranueshme dhe e papreçedentë për një futbollist, i cili e ka kategorisht të ndaluar jetën e natës. Me gjithë presionin e madhë, Flamengo në fund u dorëzua duke pranuar kushtet e Dinhos. Një kërkesë e pranuar e cila më pas do të rezultonte fatale në parqitjet e më vonshme të brazilanit në fushën e lojës, i cili nisi të lunate thjesht për inerci./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online