Ekskluzive/ “Shqipëria e meriton vendin e parë”! Trajneri i Moldavisë duartroket Silvinjon: Merita e trajnerit, e gjeti mënyrën si ta bashkonte ekipin

Shqipëria do të përballet kundër Moldavisë në transfertë. Në këtë ndeshje pritet që të vendoset zyrtarisht edhe kualifikimi i kuqezinjëve në Europianin e Gjermanisë. Ndërkohë emisioni “Koha Shtesë”, ka arritur që të shkëpus një intervistë me trajnerin e Moldavisë, Kleshenko, i cili ka vlerësuar jo pak Shqipërinë. (Në videon më poshtë mund të ndiqni intervistën e plot)

“Kur u hodh shorti i kualifikueseve, Cekia dhe Polonia ishin favorite për të kaluar më tej. Megjithatë ata e dinin fare mirë se ishte edhe Shqipëria në lojë për t’u kualifikuar. Shqipëria e meriton vendin e parë, është një ekip stabil, i shpejtë, me lojtarë që kanë aftësi të madhe teknike dhe mbi të gjitha, një trajner, që diti të bashkonte ekipin”, tha Kleshenko. /Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online