Ekskluzive/ Shorti i vuri me Sherif Tiraspol, flet kapiteni i Teutës: Të kishim pak fat, por nuk janë si në vitet e kaluara

Teuta ka njohur kundërshtarin e saj në turin e parë të Champions League. Kampionët e Superiores do të përballen me Sherif Tiraspolin që në letër është ndjeshëm favorit për të kaluar më tej. Diferencat mes klubeve janë të mëdha, por kapiteni i durrsakëve, Renato Arapi, e sheh ndryshe këtë përballje.

Skuadra e Martinit nuk është aspak e dorëzuar nga fati i goglave dhe do të provojë me të gjitha mënyrat që të kalojë në fazën tjetër. Gjatë prononcimit të dhënë për “Sport Ekspres”, Arapi shprehet se Sherif Tiraspoli nuk është në nivelin e viteve të kaluara, megjithëse pak më shumë fat në short do të mirëpritej në Durrës.

“Ne shpresonim që të kishim pak më shumë fat tek shorti. Megjithatë edhe Sherif Tiraspoli, pavarësisht buxhetit më të lartë se Teuta, nuk është më ai i niveleve të kaluara. Ndoshta nuk jemi favorit, por unë kam shumë besim te ekipi. Normalisht që kemi shanset tona për kalimin e këtij raundi të parë. Këto ditë do të nisim me analizën për këtë kundërshtar dhe që të kemi më tepër njohuri”, u shpreh Arapi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *