Ekskluzive/ “Presidentët ishin bujarë në derbi”! I përjetoi të dyja botët, Torasa: Dua të fitojë Tirana para Partizanit

Derbi i shumëpritur i kryeqytetit po afron dhe atmosfera pritet të jetë e zjarrtë ditën e hënë. Tirana dhe Partizani luajnë aktin e tyre të parë për këtë sezon dhe të dy trajnerët dëshirojnë fitoren në “Air Albania”. Kjo sfidë do të thotë shumë për të dyja skuadrat dhe këtë e di mjaft mirë Agustin Torasa, i cili ka pasur mundësinë ta përjetëojë derbin e kryeqytetit me të dyja fanellat.

Futbollisti argjentinas ka dhënë një intervistë për “Sport Ekspres“, ku ka ndarë me ne përshtypjet e tij mbi duelin e së hënës. Lojtari 33-vjeçar la Tiranën në verë për të nisur aventurën e tij të parë në Kosovë, atje ku e priti ekipi i Gjilanit. Eksperienca me ekipin e ri po shkon më së miri për Torasën, i cili rrëfehet se nuk e ka pasur aspak të vështirë përshtatjen për shkak se njeh një pjesë të mirë të lojtarëve.

“Jam shumë i emocionuar për eksperiencën time të re në kampionatin e Kosovës. Më pëlqen të njoh vende të reja dhe kampionate të ndryshme. Është një sfidë e mirë për mua. Nuk ishte shumë e vështirë të përshtatesha, sespe njihja shumë nga lojtarët e ekipit. Me shumë prej tyre kam luajtur më parë në klube të tjera. Çdo gjë po shkon mirë për momentin. Shpresoj të vazhdoj kështu.

Titulli kampion? Siç e thashë më parë, shpresoj që të vazhdojmë të fitojmë ndeshjet dhe të shtojmë sa më shumë pikë të jetë e mundur. Më pas në fund do të shohim nëse ishte mjaftueshëm për të fituar kampionatin. Kemi një ekip të mirë, por ky është vetëm fillimi. Kemi një rrugë të gjatë për të bërë. Nëse mund të fitoj kampionatin në vitin tim të parë këtu do të ishte fantastike”, tregon Torasa.

Vëmendja më pas kthehet te derbi. Përpos atij në Shqipëri, Torasa tashmë përjeton një tjetër në Kosovë, atë mes Dritës dhe Gjilanit. Megjithatë ndryshimet nuk janë të mëdha mes këtyre dy sfidave, pasi sipas tij: “Debit janë ndeshje të veçanta, për lojtarët dhe tifozët. Përjetohet me shumë emocione në Shqipëri, në Kosovë, në Argjentinë dhe mendoj në të gjithë botën”.

Në Superiore jemi mësuar ta shihnim me të dyja ngjyrat, si ato bardheblu, ashtu edhe të kuqen. Fillmisht pjesë e Partizani e më pas një element i rëndësishëm i Tiranës, ekip për të cilin duket se i rreh më tepër zemra. I pyetur nëse do të zgjidhte mes Partizanit dhe Tiranës, Torasa zgjedh këtë të fundit.

“Tirana ishte klubi im i fundit në Shqipëri dhe kam shumë miq atje. Kam gjithashtu një dashuri të madhe për tifozët, kështu që do të doja të fitonte Tirana. Tirana është në një moment të mirë dhe vjen në këtë ndeshje më mirë se Partizani, por do të jetë një ndeshje e vështirë ashtu siç janë të gjithë derbit. Ato janë takime të veçanta dhe nuk ka shumë rëndësi në cilën formë vjen secili ekip. Në mendimin tim një barazim i shkon për shtat Tiranës dhe mendoj se ata duhet ta përdorin këtë në avantazhin e tyre. Kam qenë me fat që kam pasur mundësinë të luaj për dy klubet më të mira në Shqipëri. Kjo për mua është një burim krenarie. Të dy presidentët janë bujarë me bonuse për të fituar derbin”, përfundon Agustin Torasa./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online