Ekskluzive/ Kërkonte 4000 euro për të firmosur! Partizani nuk bie në dakortësi me ish-mbrojtësin e Kukësit për rrogën, vinte nga Rumania

0

Merkato po vazhdon në Superiore dhe klubet kanë nisur garën për t’u përforcuar për Europën dhe sezonin e ardhshëm. Partizani ka huazuar së fundmi Ndrecën sa për të luajtur në ndeshjet europiane, më pas lojtari duhet të rikthehet sërish tek Kukësi.

“Sport Ekspres” ka mësuar se të kuqtë kanë kontaktuar edhe me Simon Rrumbullakun, ish-lojtarin e Kukësit që së fundmi ishte pjesë e futbollit rumun. Ndryshe nga Ndreca, Rrumbullaku do të firmoste me Partizanin dhe do të ishte pjesë edhe pas ndeshjeve të Europës.

Por mos dakortësia për rrogën ka sjellë edhe prishjen e negociatave. Mbrojtësi në fjalë ka kërkuar që të paguhet 4000 euro, ndërsa Partizani i ka ofruar 2500 euro dhe njëkohësisht mundësinë për të qenë titullar pasi Ndreca do të largohej, ndërsa afrimi i ri, Atanaskoski mund të përdoret edhe si mesfushor i majtë. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.