Tirana humbi me goleadë përballë Fenerbahçes, Dede: Mund të jetë strategji para Dudelange

Tirana humbi me rezultatin e thellë 4-0 në miqësoren e fundit kundër Fenerbahçes. Një rezultat i tillë padyshim që nuk lë një shije të mirë, megjithëse ka nga ata që mendojnë se gjithçka mund të ketë qenë një strategjie e Shehit. I tillë është edhe Nevil Dede, i cili shprehet në studion e emisionit “Skaner” në “MCN TV” se ndeshja kundër gjigantëve turq mund të ketë qenë një taktikë e trajnerit Shehi në mënyrë që të mos studiohet nga trajneri i Dudelanzhit.

“Për sa i përket afrimeve të reja te Tirana në merkato, pavarësisht se kanë edhe 10 ditë kohë për t’u përgatitur, unë do thoja se është shpejt, për përshtatjen e prurjeve të reja.

Ndeshja me Fenerbahcen, është një test miqësor. Duhet të marrim parasysh diferencat mes dy ekipeve. Menaxhimi i kësaj ndeshje, mund të jetë bërë i tillë nga vetë trajneri Shehi. Mund të jetë edhe strategji e Tiranës, pasi mendon se kundërshtari mund ta studiojë dhe të shikojë elementët.

Megjithatë pësimi i katër golave, nuk të lë një shije të mirë. Kundërshtari e ka të lehtë, të ecë para. Ka probleme në mbrojtje dhe kjo është evidente. Në fund fare do të thoja që është vetëm një test miqësor. Ky 4-0, mund t’i bëjë lojtarët të reagojnë. Me këto 4 gola, mund të zbresin me këmbë në tokë“, është shprehur Nevil Dede./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online