Botosani arriti që të fitonte në shifrat 1-2 ndaj Chindia Targoviste në ditën e djeshme. Goli i dytë erdhi nga kapiteni i tyre, Enriko Papa. Mesfushori shqiptar realizoi bukur me kokë në minutën e 67 duke vendosur fatin e ndeshjes.
Një rikthim te goli pas 7 ndeshjes që ka marrë përgëzimet edhe të shokëve të skuadrës. Enriko Papa ka zbuluar për “Sport Ekspres” disa nga komplimentet e ardhura prej tyre në dhomat e zhveshjes: “Je shqiptari më i mirë, gladiator, por edhe duke thirrur Il Capitano”.
Kjo fitore ishte me shumë peshë për Botoshanin pasi e mban ende në garë për dërgimin në Play Off të Conference League, në mënyrë që rumunët të mos dështojnë në këtë sezon dhe të fitojnë para nga aventura në Europë. Menjëherë pasi tundi rrjetën, Papa bëri simbolin “A” gjatë festës, të cilët e shpjegon: “Ishte për djalin tim Aggelos dhe për mbesën time Aelia”. /Sport Ekspres/